Meta mban këshilltarin e Nishanit për Rajonin

Presidenti Ilir Meta, i cili është duke formuar kabinetin e tij në Presidencë, ka vendosur që pjesë të këshilltarëve të tij të mbajë edhe një prej peronave që ka qenë edhe në kabinetin e ish presidentit Bujar Nishani.

Bëhet fjalë për Flamur Gashin, i cili është këshilltar për rajonin në Presidencë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi përmes një postimi falënderimi në FB.

“Faleminderit Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T. Z. Ilir META, për besimin e dhënë që të jem pjesë e kabinetit të tij… Çdo herë në shërbim të kombit dhe shtetit shqiptar… #Jam Shqiptar “, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?