Meta në festimet e Pavarësisë, vendos kurorë në varrin e Ismail Qemalit

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, zv. Kryeministri Niko Peleshi, anëtarë të Këshillit të Ministrave, deputetë të Qarkut të Vlorës, Prefektja i Qarkut Vlorë, Etjona Hoxha, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, përfaqësues të pushtetit vendorë si dhe përfaqësues të klerit.

Ceremonia zyrtare nisi me himnin kombëtar dhe me ngritjen e Flamurit Kombëtar në Sheshin e Flamurit prej dy kampionëve të botës në peshëngritje, Romela Begaj dhe Daniel Godelli.

Nën ritmet e Bandës Frymore të Ushtrisë, Kryetari i Kuvendit vendosi një kurorë me lule në varrin e Kryeministrit të Qeverisë së Pavarësisë, Ismail Qemali, që ndodhet në Lulishten e Flamurit.

Më pas, Kryetari i Kuvendit u takua me qytetarë të shumtë të pranishëm në sheshin e Flamurit në qendër të Vlorës.

 

SHKARKO APP