FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Ne Kukës do të mbështesim kandidatin e PD-së

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat u pyet për qëndrimin e PL-së për zgjedhjet e 24 shtatorit në bashkinë e Kukësit.

Ilir Meta deklaroi se PL do të mbështesë çdo kandidat që do të zgjedhë ish-kryeministri Sali Berisha.

“Do të mbështesim kandidatin që do të përzgjedhë PD-ja dhe të gjithë aleatët e saj. Kjo është e padiskutueshme. Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga PL për bashkinë e Kukësit dhe nuk kemi pasur as më përpara. Qëllimi ynë i qartë për t’i shërbyer një kohezioni sa më të suksesshëm opozitar përballë një sistemi. Ne do mbështesim çdo kandidat që mbështet PD dhe pa asnjë diskutim dhe me bindje të plotë, për më tepër që është mundësia që Kukësi të vendosë dinjitetit e ti jetë cenuar nga manipulimi në zgjedhjet e 14 majit”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?