Meta në shkollën 9-vjeçare në Dacaj: Mirënjohje stafit për ruajtjen e gjuhës shqipe

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në kuadër të turit të vizitës zyrtare në Komunën Rozhajë në Malin e Zi, ka vizituar shkollën 9-vjeçare në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj. Kreu i Shtetit është pritur nga stafi pedagogjik, dhjetra nxënës e prindër të tyre.

Teksa e përshkruan si emocion të veçantë, në facebook Meta shpreh mirënjohjen për stafin pedagogjik për përkushtimin e tyre në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar në këto treva

”Shumë i emocionuar mes nxënësve të mrekullueshëm të shkollës 9-vjeçare në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës. Mirënjohje stafit pedagogjik për përkushtimin e tyre në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar në këto treva. Kënaqësi e veçantë t’i dhuroja sot kësaj shkolle fotografinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes Kombëtare, besimplotë se nxënësit e saj do të vazhdojnë me energji të reja në rrugën e tyre’‘,-shkruan Meta në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit dhuroi për shkollën 9-vjeçare në Dacaj, 40 fotografi të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare, si edhe fotografinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?