Meta: Nëse ndodh ndonjë skenar mafioz përgjegjësia është e Ramës

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka reaguar sërish pas deklaratës së Partisë Socialiste.

Meta paralajmëron se “nëse ndodh ndonjë gjë është një skenar mafioz ku përgjegjësia është e Ramës dhe Bashës.”

Ish-kreu i LSI-së denoncon se” policia në çdo segment të vendit është vendosur në funksion të bandave.”

Në mes të ditës, në mes të Shëngjinit kanë sulmuar aktivistin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Janë urdhëruar nga shefi i Rilindjes që të dhunohen.  Sapo kam dalë nga prokuroria e Lezhës.
Nuk e kuptoj se si ka reaguar Partia Socialiste e Shqipërisë pasi unë kam folur për bandat e Rilindjes të cilat e kanë kthyer Lezhën në Sicili” tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?