Meta: Njerëzit e zakonshëm me shumë dashuri, bëjnë gjëra të jashtëzakonshme
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë sot një mesazh për qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor:
“Të dashur miq”,-shkruan Meta në facebook, ”Shenjtorja Nënë Tereza, simboli shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, ka thënë se: ”Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, kjo porosi e Nënë Terezës, të na shërbejë si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë e solidaritet”,-shkruan kreu i shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

