Meta: Pa idealizmin e të rinjve nuk mund të ketë progres shoqëror

Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) për qarkun e Tiranës zhvilluan një takim me të rinj të Njësisë Administrative nr. 2 në kryeqytet, ku u diskutua për programin e LSI-së për rininë dhe arsimin.

I pranishëm në takim ishte dhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili shprehu besim se të rinjtë shqiptar janë ata që duhet të mbështeten më shumë, pasi sakrifikojnë gjithçka për idealet e tyre.

“Të rinjtë kanë ato ëndrra të cilat i bëjnë të sakrifikojnë gjithçka për të ardhmen e tyre dhe të vendit të tyre dhe kanë atë idealizëm pa të cilin një vend nuk mund të ndryshojë dhe nuk mund të ketë progres shoqëror”, tha Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI), Floida Kërpaçi në fjalën e saj tha se LSI-ja është partia politike, që ka një program real për arsim cilësor dhe punë të mirëpaguara.

Swiss Digital Mobile Reklama

“LSI do të dalë forcë e parë, sepse ka një program real që do të sjellë një arsim cilësor për të gjithë ne të rinjtë, që do të sjellë një punë të mirëpaguar për ne, për familjet tona dhe për të përballuar kështu kostot e jetesës, rritjen e mirëqenies dhe mbi të gjitha do të sjellë një shans për një jetë më të mirë për vendin tonë”, – u shpreh kryetarja e LRI-së.

Kandidatja për deputete e LSI-së, Kejdi Mehmetaj u shpreh se LSI ka një program konkret i cili mbështet fuqishëm të rinjve në arsimim dhe në punësim

“Plani ynë është i qartë, është konkret: edukim cilësor për familje të shëndetshme, punë të mirëpaguara dhe dinjitoze për të rinjtë dhe të gjithë shqiptarët dhe më shumë mirëqenie. Por asnjëra nga këto nuk bëhet në qoftë se ajo që na udhëheq është kokëfortësia apo arroganca. Prandaj ne sot japim modelin e vetëm atë të thjeshtësisë për të ecur përpara”, u shpreh Mehmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?