FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Përpjekjet e mia për konsensus për reformat u minuan. Do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë

Presidenti Ilir Meta vjen sërish me një mesazh për qytetarët shqiptarë, po ashtu dhe për klasën politike.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se përpjekjet e tij të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.

“Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.
Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë.
Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë”,- shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?