FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta-Ramës: Nuk ta ka fajin LSI, fajin e ke ti që nuk di të drejtosh Qeverinë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një takim në Pogradec ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si njeriun që preu në besë aleatët dhe konkretisht Lëvizjen Socialiste për Integrim. Meta solli në vëmendje zgjedhjet vendore të vitit 2015. Ai tha se Pogradeci duhet të marrë hak për pabesinë që ju bë me bashkinë nga PS duke mos ja dhënë votat për drejtimin e baskisë.

“Pogradeci ka hak për të marrë ndaj të pabesëve që e shitën Bashkinë e Pogradeci. La te dëgjojë Edi Rama. Nuk do të ketë vota këtu për PS”, tha Meta.

Ai theksoi se edhe në Lezhë LSI u tradhtua. “Jo vetëm shitën Pogradecin dhe Lezhën që të mos i merrte LSI që u qëndroi korrekte kudo, por e kanë katandisur porgradecin në Bashki të kategorisë së tretë”,- tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-kreu i LSI-së ka komentuar edhe akuzat në adresë të Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti. Meta tha se Rama duhet të ketë parasysh se “nuk ja ka fajin LSI-ja, por fajin e ke ti (Rama) që nuk di të drejtosh qeverinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta shtoi se qytetarët po ikin për shkak të “arrogancës kriminale të qeverisë”.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1599113743435211/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?