FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Republika nuk është monopartitizëm. Rama ka kohë të reflektojë

Në konferencën për mediat, kreu i shtetit Ilir Meta, apeloi partitë politike të gjejnë gjuhën e dialogut me qëllim zgjidhjen e ngërcit politik.

“Republika nuk është monopartitizëm, as kapje e institucione nga ana e maxhorancës e as delegjitimim i tyre nga ana e opozitës. Siguroj qytetarët se zgjedhjet do zhvillohen në një datë të mëvonshme e brenda një afati në respekt me frymën e “ushtetutës.

U bëj thirrje palëve ta lexojnë me seriozitet kushtetutën të shfrytzojnë këtë hapësirë, për gjetjen e një zgjdihje për përfshirjn e të gjithë shqiptarëve në zgjedhje. Jam gati të ndërmarr vendime të rëndësishme në interes të vendit e frymës kushtetuese. Ftoj palët të kuptojnë domosdoshmërinë e dialogut e gjetjen e zgjidhjeve” u shpreh Meta.
Presidenti Ilir Meta deklaroi se duhej që kryeministrit Edi Rama, nëse do të ishte i shqetësuar për situatën politike, të kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve.
Lidhur me kërkesën për shkarkim, Meta tha se “Rama ka kohë të reflektojë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?