Meta: Shqipëria nuk është për ndryshim kufinjsh mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Shqipërisë ka folur prerë se nuk është për ndryshim kufinjsh në Ballkan e natyrisht mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka folur sot për median “Albanian Daily News”, ku ka shpjeguar se pala kosovare duhet të punojë me durim që pala serbe të pranojë realitetin e sotëm, pra atë që u vendos me luftë dhe mbështetur nga SHBA e BE.
Në lidhje me pazarin e fundit Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufinjve, ku duket hapur se humbet Kosova, presidenti Meta thekson se “Shqipëria gjithmonë ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fortë e procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA dhe përfundimi i këtij dialogu duhet ta bëjë rajonin më të qetë dhe qytetarët tanë më të sigurtë për të ardhmen e tyre. Për Shqipërinë është i një rëndësie të veçantë respektimi i parimeve bazë të sanksionuar në Kartën e Helsinkit dhe të Parisit të OSBE për sigurinë në Europë, veçanërisht parimi i mos-ndryshimit të kufijve”.
KOHA JONË SONDAZH

