Meta takime në Tiranë, kërkon përmbysje cilësore të parlamentit: LSI forcë e parë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të Shkozës në Njësinë administrative nr. 1 në Tiranë. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, aktori dhe regjisori i njohur, Laert Vasili, si dhe kryesuesja e listës së kandidatët të LSI-së për qarkun Tiranë, Klajda Gjosha.

“Ky është një vend që ofron mundësi dhe për progres për të gjithë, por për këtë duhen politikanë dhe politikane si Klajda Gjosha dhe lista e LSI-së për Tiranën që rrezatojnë energji pozitive dhe që kanë një vizion evropian për t’u dhënë një shans të gjithëve”, – tha Meta, duke shtuar se vota për LSI-në do të sjellë një përmbysje cilësore të Parlamentit për t’i dhënë shpresë politikës.

“Duke votuar për LSI-në, ju keni votuar për zgjidhjen e problemeve të tuaja. Duke votuar për Klajda Gjoshën e për shumë përfaqësues të tjerë të shkëlqyer të LSI-së në Tiranë, ju keni votuar për të bërë një përmbysje cilësore të Parlamentit për t’i dhënë shpresë politikës, për t’i dhënë energji pozitive dhe për t’i dhënë zë problemeve tuaja. LSI do të jetë pa asnjë diskutim forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së për qarkun Tiranë, znj. Klajda Gjosha, u shpreh në fjalën e saj se Shqipëria do të ndryshojë me LSI-në forcë të parë dhe se duhet punuar për një pakt kombëtar për zhvillimin e ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqipëria jonë duhet të ndryshojë duke nxjerrë së pari LSI-nё forcë të parë dhe duke u bёrё më parë një shans për të gjithë ne së bashku. Ne duhet të punojmë për një pakt kombëtar për zhvillimin e ekonomisë. Ju premtoj të gjithëve që çdo ditë të karrierës sime nё politikë do ta kaloj pranë problemeve tuaja pranë halleve tuaja duke folur me secilin nga ju dhe për t’ju qëndruar pranë dhe për të zgjidhur çdo çështje që shqetëson familjet tuaja”, – u shpreh Gjosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?