FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta takon Haradinaj: Zgjedhjet e lira për stabilitetin e Ballkanit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj e uroi Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

 Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga Kuvendi, Meta shprehu kënaqësinë për rikthimin dinjitoz e të merituar të Haradinaj në Kosovë dhe vlerësoi përkushtimin e tij personal, si dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj zhvillimit demokratik dhe institucional të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Meta dhe Haradinaj diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e në Shqipëri duke ndarë bindjen e përbashkët se realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe zhvillimi ekonomik i të dy vendeve i shërben perspektivës evropiane të qytetarëve tanë si dhe stabilitetit afatgjatë të gjithë Ballkanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?