FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta takon Shefin e Shtabeve të Bashkuar të SHBA-ve, Josph Dunford

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Shefin e Shtabeve të Bashkuar të SHBA-ve, Gjeneralin Josph Dunford.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të një rëndësie parësore dhe strategjike dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, përballë  sfidave të përbashkëta globale si lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm e qëndrueshmëriae  sigurisë në rajon.

Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Forcave tonë të Armatosura në procesin e tyre të transformimit dhe modernizimit duke nënvizuar edhe ndihmën e fundit me mjete speciale transporti të blinduara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e SHBA në realizimin e reformave të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, transformimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale dhe edukimin e Forcave të Armatosura, mbështetjen e institucioneve të inteligjencës, rolin përcaktues të SHBA-së në çlirimin e Kosovës dhe angazhimin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin  afatgjatë të Ballkanit dhe mbështetjen kritike për anëtarësimin në NATO.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjeneral Dunford falenderoi Presidentin Meta për angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura përkrah ushtrisë së SHBA-së në Afganistan, Irak, dhe vende të tjera dhe vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për ngritjen e nivelit të partneritetit dhe të koordinimit strategjik Shqipëri-SHBA.

Bashkëbiseduesit ndanë opinionet mbi sfidat e reja të NATO-s, mbi rëndësinë e sigurisë kolektive dhe mbështetën angazhimin e tyre për vazhdimimësinë e angazhimit në përballjen me sukses të të tyre, si në planin rajonal ashtu edhe atë global.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?