FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta tërheq “veshin” Ramës dhe Tahirit për sulmin ndaj gjykatës

Ne lidhje me retorikën e egër mes institucioneve për çështjen e ndalimit nga gjykata të zyrtarëve të lartë të policisë, Kreu i Kuvendit tha sot ndër të tjera se : Në këtë rast, më duhet të them se për fat të mirë nuk kam qenë këtu dhe nuk do të dëshiroja të dëgjoja shkëmbimet akuzash në të ardhmen midis përfaqësuesve të institucioneve.

Ne jemi një vend demokratik. Synojmë të forcojmë shtetin e së drejtës dhe një nga parimet bazë është ai i pavarësisë së institucioneve dhe çdo institucion duhet të jetë shembull i respektimit të ligjit, vet në radhë të parë dhe ta kërkojë këtë edhe për institucionet e tjera. Çdo institucion duhet të jetë shembull i zbatimit të ligjit.

Deklarata e Ilir Metës duket si tërheqje “veshi” ndaj kryeministrit dhe ministrit të brendshëm që sulmuan gjykatën dhe prokurorinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?