FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Vendi ka nevojë për qëndrueshmëri, për besim, për siguri e stabilitet

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me të rinjtë e LRI-së në Njësisë administrative nr. 5 të Tiranës, ku pjesë e këtij takimi ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi rolin e rinisë shqiptare, duke u shprehur se çdo të riu i duhen dhënë shanse që Shqipëria të ketë një të ardhme më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbi të gjitha rinia i kërkon këto shanse, sepse pa një rini të motivuar për të qëndruar në vend për t’u arsimuar më mirë këtu, për të përvetësuar dijet më të fundit dhe njëkohësisht për të ta parë të ardhmen këtu ne nuk mund të kemi një Shqipëri me të ardhme. Vendi ka nevojë për qëndrueshmëri për besim, për siguri për stabilitet, për gjithëpërfshirje, për transparencë”, – tha Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?