FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Vizioni ynë, një parlament plotësisht transparent

 

Sekretarët e Përgjithshëm të parlamenteve të vendeve të rajonit janë mbledhur sot në Tiranë, në një takim të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Prezenca e OSBE-së.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se vizioni ynë është ai për një parlament plotësisht transparent, të hapur dhe të vullnetshëm, për të dhënë informacion dhe llogari para publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Transparenca është domosdoshmëri se i ndihmon qytetarët të informohen dhe të kontrollojnë veprimtarinë dhe punën e institucioneve. OSBE me asistencën e saj ndaj institucioneve ka kontribuar në krijimin dhe promovimin e kulturës së transparencës ndaj publikut. Informimi i publikut siguron që përfaqësuesit e zgjedhur të jenë në kontakt me publikun dhe të përgjigjen para tij”, u shpreh Meta në fjalën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zv/ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, ndërsa vuri në dukje se Prezenca do të jetë një partner afatgjatë i parlamentit të Shqipërisë, shprehu një falenderim të veçantë për kryeparlamentarin Meta “për lidershipin e tij shumë të balancuar të parlamentit”.

Ai garantoi mbështetjen e plotë të Prezencës për Kuvendin, ndërsa e vuri theksin tek forcimi i marrëdhënies mes këtij institucioni nga njëra anë dhe shoqërisë civile e publikut nga ana tjetër.

“Besoj se biem dakord që këtë marrëdhënie duhet të forcojmë dhe ta mbrojmë dhe për këtë OSBE në Tiranë ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të mbështeu parlamentin në fuqizimin e marrëdhënies me zgjedhësit, përmes rritjes së pjesëmarrjes në vendimmarrje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?