“Metën e bërë president, Bashën e fute në qeveri, po PS çfarë fitoi?”, si i përgjigjet Rama komentuesit

Të shumë kanë qenë ata qytetarë që nuk kanë qenë dakord me vendimin e kryeministrit Edi Rama për lidhjen e marrëveshjes me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Prandaj, ka dhe nga ana qytetarë që indinjatën e tyre e shprehin në komente në profilin e ‘Facebook-ut të kreut të qeverisë.

Një komentues i shkruan kryeministrit se Metën e bëri president, me Berishën dhe Bashën lidhi marrëveshje, ndërsa e pyet se çfarë do të bëhet me PS-në. Ndërkohë, Rama i është përgjigjur me shumë diplomaci komentuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komenti: Metën e bere president, me Saliun e Lulin bëtë marrëveshje, çfarë fituan shqiptaret , çfarë fitoj PS, çfarë fitove ti si kryeministër. Ne qoftëse fiton hallall, por nëqoftëse humb PS çdo njeri s’do te harroj kurrë për këtë te keqe qe i bere vendit qe u tërhoqe para krimineleve, vrasësve, unë si person edhe askush mos te votoj PS dhe ty si kryeministër une do të votoj sepse kam besim akoma.
Edi Rama: Samir, shume faleminderit per mesazhin dhe e mirekuptoj shqetesimin, por dua qe edhe ti te mirekuptosh perpjekjen e madhe te PS per te bere shtet, per te bere zgjedhje te pakontestuara nga opozita dhe per te celur negociatat me BE-ne kete vit! Prandaj marreveshja nuk eshte per cfare fitova une, po per cfare mund dhe duhet te fitoje Shqiperia… Ndersa kush do te fitoje ne 25 qershor e vendos ti dhe te gjithe shqiptaret. Nese ju me mbeshtesni me fuqine tuaj, une do te vazhdoj te punoj edhe me shume, me edhe me shume energji e forca te riperterira nga fuqia e besimit tuaj????.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?