FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milo: Nano liberal, Rama arrogant, Berisha klas

Milo, aleati i vjetër i PS-së theksoi se Nano ishte lideri liberal i kësaj force, ndërsa Rama del jashtë këtij modeli dhe se ka marrëdhënie të paparashikueshme. Po ashtu, Milo u ndal dhe tek Berisha, që sipas tij është politikan i klasit të parë.

“Nano ka qenë një lider liberal që u kushtonte vëmendje marrëdhënieve me aleatët, ka qenë një njeri që krijonte klimë bashkëpunimi.

Rama ka marrëdhënien e tij, që e bën të paparashikueshëm, del jashtë modelit të njohur dhe vet e pranon se nuk është pjesë e modelit politik shqiptar. Ka një ekran të brendshëm të vetin dhe kur e sheh veten thotë unë e kam mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha është politikan i klasit të parë. Është një nga udhëheqësit politik nga më të shquarit dhe do mbetet si personazh. Në histori hyn dhe për të mirë dhe për të keq”, tha Milo për News24. (syri)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?