Mimi Kodheli i ‘përvishet’ RD-së: Fundkazani, gazetë e kthyer në banalitet

Një shkrim i publikur sot në gazetën zyrtare të PD-së, Rilindja Demokratike, ka sjellë reagim të ashpër nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

RD pretendon se Mininistria e Mbrojtjes ka shpenzuar 1 miliard lekë për zyrën e ministres dhe tualetin, ndërsa për operacionet kundër zjarrit janë vënë në dispozicion katër herë më pak para. Kodheli e quan RD-në ‘fundkazani’, duke përdorur fjalën ‘kazan’ për mediat njësoj si kryeministri Edi Rama. Më poshtë reagimi i plotë i saj.

Mjerimi i një fundkazani si gazeta RD është vërtet për të ardhur keq. E lindur si shprehje e lirisë së fjalës, prej vitesh, kjo gazetë, është kthyer në një banalitet, ndaj dhe askush se merr seriozisht. Vërej me keqardhje që ditet e vapës i kanë bërë akoma më të tollovitura kokat e nxehta të atyre që i kanë mbetur akoma në punë kësaj gazete pa sherbet, por me shumë rrena dhe helm brenda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyra e MM është një zyrë shteti modeste, por brenda standardeve NATO, kur vjen puna për sigurinë. Një nga klasat e Akademisë u transformua në zyrën e MM, por asnjë qindarkë nuk i është marrë parave të buxhetit të Ministrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një këshillë faqosëve të gazetës: tjetër herë mos i ngatërroni zjarret e vapës me ato të Gërdecit se mund të digjeni edhe vetë!

Reagimi i Kodhelit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?