FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mimoza Hafizi: Se ëndrrën nuk e zhbën dot intriganti e as ngatërrestari…

Përmes një statusi në Facebook, Hafizi ka kujtuar shkurtimisht disa nga arritjet e vitit që po lëmë pas, duke u ndalur edhe në sferën politike. Hafizi ka thumbuar edhe kryetarin e LIBRA-s Ben Blushi.

I veçantë dhe në jetën time politike. Sepse qenë me mijra ata burra e gra që shpresuan një politikë tjetër dhe votuan me 25 qershor LIBRA-n, alternativën politike që unë ngrita me shumë mund e dashuri, bashkë me qindra të tjerë. I përshëndes me respekt! Dhe me besimin se asgjë nuk ka humbur nga shpresa e tyre e as e imja. Se ëndrrën nuk e zhbën dot intriganti e as ngatërrestari, nuk e shkel uzurpuesi e nuk e vjedh dot kusari, nuk e gënjen mashtruesi e nuk e përlyen dot vulgari! Asgjë nuk e ndal pasionin dhe guximin e një ëndërrimtari ! Për ta bërë më të mirë botën ku jetojmë.
Gëzuar Vitin e Ri 2018!” – shkruan Hafizi

Ndërkohë, marrëdhënia e saj me ish-deputetin Blushi nuk është ajo e një kohe kur themeluan partinë. Nga e-mailet e bëra publike, Blushi e quante Hafizin “Pension të mbarë Moza… Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?