Minatorët protestë para Kryeministrisë: Nisim grevën deri në fund

Protesta 2 orëshe e minatorëve përballë Kryeministrisë u mbyll me qëndrimin që të martën të nisin grevë pa afat. Minatorët nuk kanë përjashtuar dhe hyrjen në grevë urie.

Ata kërkojnë miratimin e statustit të minatorit; një draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në 2017, por i pamiratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.

Në propozimet e tyre kërkohet rritja e masës së pensionit në 30 mijë lekë në muaj, nga 16 mijë lekë që është ai aktual. Me prioritet, në draft konsiderohen katergotitë e dalë në pension para viteve 2000.  Gjithashtu kërkohet kontrolle shëndetësore peridioke falas dy herë në vit, si dhe prioritet në politikat sociale sic është e strehimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në protestën e tyre, minatorët parashtruan disa kërkesa. Ata thonë se janë siguruar me pagë minimale çka pensioni i tyre nuk i kalon 20 mijë lekë të reja në muaj

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia nuk kishe miratuar lejen për zhvillimin e protestës.  Organizatorët e saj sindikalistët Taf Koleci dhe Kol Nikolla u shoqëruan nga efektivët e komisariatit nr 1 të policisë për shkak të tubimit të paligjshëm. Sindikatat e minatorëve, punonjësve të tokës janë të ndarë.

Përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë thanë se të gjithë minatorët do të jenë në grevë. “Ne do të jemi këtu deri sa qeveria të vendosë për statusin e minatorëve. Ne kërkojmë drejtësi jo lëmoshë. Na takon për kontributin që kemi dhënë. Do qëndrojmë para kryeministrisë pa lëvizur. Do shkojmë deri në grevë urie”, thanë drejtues të minatorëve.

Minatorët protestuan përballë kryeministrisë, duke kërkuar miratimin sa më parë të statusit për minatorët. Policia e Tiranës nuk dha leje për tubimit, pasi në përgjigjen e kthyer ndaj Sindikatës së Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, policia argumenton se organizatorët duhet të kishin kërkuar leje tre ditë më parë.

“Njoftimi juaj duhet të ishte dërguar jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit, sipas pikës 1 të nenit 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001. Nuk është përcaktuar numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit, sipas gërmes “ç”, pika 2, neni 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001”.

Ded Marku, një nga hartuesit e draft-ligjit, thotë se miratimi ka mbetur peng për efekt të buxhetit dhe për këtë i bëjnë thirrje qeverisë të gjejë një zgjidhje. Projektligji parashikon marrjen e statusit për të gjithë ata punonjës të nëntokës që kanë punuar për më shumë se 10 vite. Nga statusi i minatorit pritet të përfitojnë rreth 6 mijë minatorë të cilët tashmë kanë dalë në pension dhe marrin 16-17 mije lekë, ndërkohë që vuajnë nga një sërë sëmundjesh profesionale.

Taf Koleci, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë, theksoi se protesta është brenda rregullave. Nga ana tjetër, ai pohoi se protestë është paqësore, dhe nuk është thirrur për të shkatërruar e djegur. Koleci tha se si status ka përfunduar pasi ka kaluar të gjithë institucionet, por nuk e kupton pse vjen ky ngërç. “Jemi brenda rregullave, është protestë paqësore, jo për të shkatërruar e djegur. Kërkojmë të drejtat tona. Minatorët kërkojnë statusin e tyre. Ne do ta vazhdojmë protestën. Kërkojmë një të drejtë që duhet të ishte dhënë që në fillim të demokracisë. Ne kemi bërë bisedime me ministrinë përkatëse dhe ka qenë zv.ministri në tavolinë dhe kemi rënë dakord për 11 pikat e statusit. Si status ka përfunduar, ka kaluar të gjithë institucionet por nuk e kuptojmë pse vjen ky ngërç. Ndaj ne do dalim në protestë para kryeministrisë që ky status të jepet në kohën sa më të shkurtër. Ne jemi të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Taf Koleci, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë.

Protestuan tek ”Rama”, shoqërohen në polici minatorët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?