Ministra të Bashës në kabinetin “Rama”? Julian Deda: Ky është asgjesim për PD

Në mediat jashtë shtuar raportimet mbi mundësinë e përfshirjes së një ose disa ministrave nga rradhët e PD-së në kabinetin e ri të kryeministrit Rama që pritet të formohet në shtator. Një nga emrat e përfolur është edhe ai i ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj por sipas koordinatorit për artin dhe kulturën në PD, njëherësh edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Julian Deda, kjo do të thotë asgjësim përfundimtar i Partisë Demokratike.

julian-deda-_3490075966580656457_n
“Flitet se ndonje minister i propozuar nga PD mund te rrije ne qeverine Rama 2, gje qe çon automatikisht ne bashkeqeverisje. Nje pyetje kam per demokrate, socialiste, LSI-iste dhe te pa parti. A i sherben vendit per mire apo per keq, qe PD dhe PS te qeverisin bashke ne Shtator e mbrapa, duke e ndare me dysh tepsine e pushtetit? P.s. Per mendimin tim, ne rast se ky lajm ka gjasa te jete i vertete, atehere Rama ja mbyll gojen perfundimisht PD-se duke e çuar ate drejt asgjesimit politik dhe duke e lene vendin perfundimisht pa opozite”, shkruan Julian Deda në faqen e tij personale në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?