FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrat teknikë me “poste” të reja në PD

Gazment Bardhi, që drejtoi për tre muaj ministrinë e Drejtësisë, pas marrëveshjes politike Rama-Basha në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit nuk do ta “mbyllë” me kaq karrierën.

31-vjeçari me origjinë nga Kavaja është caktuar këshilltar për çështjet ligjore të Grupit Parlamentar të PD. Një emër tjetër i njohur është ai i Agron Kuliçajt që nga drejtues i lartë policie në kohën e Berishës merr postin e këshilltarit për çështjet e sigurisë në PD.

Ndërsa këshilltar për Ekonominë në PD do të jetë Dorian Teliti, kurse këshilltar për mediat, Edi Lesi. Listën me katër këshilltarët e ka dorëzuar sot pranë sekretarisë së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho./BW/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?