FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrat teknikë nuk largohen, të paktën deri në shtator

Qeveria aktuale ka ende Ministra teknikë të PD-së edhe pse Kryeministri Edi Rama, u shpreh se nëse PS del forcë e parë e që rezultoi e tillë, ministrat do të largoheshim. Por sot ndodh e kundërta, pasi ata mund të qëndrojnë të paktën deri në shtator.

“Në rast se 25 Qershori do të zgjedhë PS-në në krye të qeverisë, ata s’do jenë më ministra. Ata janë ministrja teknikë dhe do të largohen, nëse ne fitojmë zgjedhjet”, u shpreh Rama me 1 Qershor në “Opinion”.

Nga ana e tyre ministrat teknikë të PD-së deklarojnë se do të vijojnë detyrën e tyre, sipas Kushtetutës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi në detyrë. Vazhdojmë punën. Jemi dekretuar nga presidenti dhe kaq. Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”, shprehen ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me ardhjen e tyre në qeveri, ministrat teknikë nisën një valë shkarkimesh të punonjësve të administratës, duke e motivuar me përfshirjen e tyre në fushatë për partitë përkatëse, PS apo LSI. Pas situatës së krijuar, kryeministri në deklarata e bëra, gjatë fushatës tha se këta ministra do të largoheshin me datë 26 Qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?