Ministrave të Kosovës u refuzohet vizita në Serbi
Katër ministrave të Kosovës u refuzohet vizita në Serbi.
Autoritetet serbe kanë refuzuar kërkesën për vizitë dyditore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës, katër ministrave të Qeverisë së Kosovës.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se kërkesa për vizitë u refuzua “pa asnjë arsyetim pak para nisjes” së delegacionit të Qeverisë së Kosovës.
“… ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në orën 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye për refuzimin”, tha Aliu përmes një postimi në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

