Ministri Blendi Klosi i përgjigjet Edi Ramës për luftën partizane kundër ballistëve
Debati që krijuar të çara të mëdha në PS në lidhje me Luftën Nacional-Çlirimtare dhe rolin e ballistëve, me ish-kryetarin e tyre Mit’had Frasheri, ka sjellë edhe një reagim me finesë, por edhe stoicizëm për partizanët.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi poston një foto të djalit të tij përkrah 4 gjyshërve të tij partizanë. Ndërsa thumbon politikën duke shkruar se renditja në anën drejtë të historisë mund ti bëjë brezat pasardhës krenarë. Ndërkohë kryeministri Rama ka lartësuar këto rolin politik të kreut historik të Ballit Kombëtar, Mit’had Frasheri. Partizanët dhe PS deri tani e ka quajtur bashkëpunues me nazizmin, ish-kreun ballist.
Ministri Klosi, duke qenë 24 karatsh i majtë, bile me tradita partizane nuk ka heshtur, por ka gjetur mënyrën e tij për të reaguar:
“Aroni, krenarë për 4 stërgjyshët partizanë!
Çfarë vlerash më shumë sesa sakrifica për lirinë dhe renditja në anën drejtë të historisë mund ti bëjë brezat pasardhës krenarë ??
Lavdi dëshmorëve dhe atyre që sakrifikuan për Shqipërinë e lirë e që kemi detyrën ta bëjmë më të mirë. Gëzuar 29 Nëntorin!”, shkruan Klosi.
KOHA JONË SONDAZH

