Ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj, policisë: Garanci për sezonin veror

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i pranishëm në një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë, ku në fokus të diskutimeve ishin masat policore për mbarëvajtjen e sezonit veror.

U diskutua edhe mbi masat për parandalimimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.

Gjatë takimit u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, Drejtorin Vendor të Vlorēs dhe ekipin e ri drejtues. Ai bëri edhe një inspektim në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore. Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur rradhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?