FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Demiraj: Grupet kriminale janë në terren. Denonconi abuzimet e policëve

Ministri i  Brendshëm, Dritan Demiraj ka inkurajuar qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 ose/dhe 069 413 7777.

“Ministri i Punëve të Brendshëm, Dritan Demiraj, nisur nga incidenti i ndodhur në qarkun Lezhë dhe tensionimi i situatës në Shkodër, Berat dhe Lushnje si pasojë e aktivizimit të grupeve me tendenca kriminale, u bën thirrje subjekteve politike në këtë garë elektorale që të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe të numërimit.

Ministri Demiraj inkurajon qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 ose/dhe  069 413 7777”, thuhet në njoftim të zyrës së ministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?