FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Demiraj takon ambasadorin e Britanisë: Luftë blerjes së votës

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, zhvilloi një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Duncan Norman.

Demiraj diskutoi me ambasadorin për prioritetet e tij në krye të ministrisë, duke u përqendruar tek garantimi i një procesi të qetë dhe të sigurt zgjedhor, luftën pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër përdorimit të parave të trafikimit të drogës dhe blerjes së votës.

Ministri Demiraj gjatë takimit i shprehu ambasadorit ngushëllimet për aktin e rëndë terrorist që ndodhi në Manchester dhe mori jetën e 22 personave të pafajshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demiraj shprehu solidaritetin dhe angazhimin e Shqipërisë dhe strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër terrorizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori Norman u shpreh se ngjarja e rëndë në Manchester tregoi nevojën për rritjen e përpjekjeve për bashkëpunim me intensive ndërkombëtar, veçanërisht në fushën e inteligjencës, në luftën kundër terrorizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?