Ministri e re e Integrimit, Rama: Sot më dinjitoze qendra e gravitetit të së ardhmes europiane

Përurimi i zyrave të reja u bë në prani të  Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, Ministres së Integrimit Klajda Gjosha dhe Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

“Vij me shumë kënaqësi sot në këtë ditë të shënuar, edhe për faktin se në këtë ditë të shënuar ashtu si kundër kishim vendosur, çelim dyert e godinës së re të Ministrisë së Integrimit. Një godinë në fakt e vjetër pjesë e trashëgimisë kulturore të Kryeqytetit, pjesë e një prej komplekseve më të bukur të ndërtuar në vitet ’30 në këtë rajon ku jetojmë. Që, si shumëçka tjetër, ishte katandisur në një magazinë mbeturinash dhe me një fushë plehrash përpara.

Jam shumë i kënaqur që ia dolëm. Sepse, jo vetëm në këtë 29 nëntor përkujtojmë, nderojmë dhe përulemi me mirënjohje me sytë nga e shkuara, por besoj se falenderimi më i madh që i bëjmë të shkuarës së një Lufte historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, është që në emër të së ardhmes të çelim dyert e këtij institucioni që është qendra e gravitetit të punëve tona për të ndërtuar të ardhmen europiane të vendit tone”, u shpreh Rama në inaugurimin e saj.

 

SHKARKO APP