Ministri Fatmir Xhafaj: Nuk doja të isha ministër i brendshëm

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka befasuar me një deklaratë mbrëmjen e sotme pasi pohoi se fati i keq e kishte sjellë në këtë post të rëndësishëm. I ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24” tha se ai mendonte se fundi i tij politik do të ishte Reforma në Drejtësi, ndërsa shtoi se shpesh herë ka ‘debate’ me familjen për këtë gjë.

“Besoj dhe kam informacion kur e nisa reformën. Unë them; kini durim. Kjo është e treta e vërteta. Këto do ti shihni ndoshta në ditët në vijim. Se di kur do të nis gjykimi. Se kisha menduar që do bëhesha ministër i Brendshëm dhe do punoja me policinë. Kisha vendosur dhe i kisha dhënë familjes time se sdo të punoja këtu. Fati i keq më solli këtu. Për mua dhe për familjen time nuk ishte dëshirë. Askush s’të merr me zor por rrethanat të bëjnë që të pranosh. Unë doja ta mbyllja me Reformën në drejtësi”, tha Xhafaj.

Vasili:Cilat ishin rrethanat?
Ky është diskutim i madh. Me familjen vazhdon ky diskutimi. Më kërkojnë që të largohem nga politika pasi besoj se gjithkush hyn në….unë si e shoh, në politik hyn për të bërë një shërbim. Kam bërë mjaftueshëm për politikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se janë identifikuar grupet kriminale dhe pritet goditja e menjëhershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se në vendin tonë veprojnë më shumë se 20 grupe kriminale. Sakaq, ai thekson se fokusi nuk është tek shifrat, por tek puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Kemi shkaterruar dy grupe kriminale ne Fier dhe Shkoder, tha Xhafaj

“Janë më shumë se 20. Janë të skeduara. Janë të shpërndara në Tiranë ku vepron pjesa më madhe, por edhe Vlora, Durrësi, Fieri edhe Elbasani sigurisht. Janë grupe që merren kryesisht me trafik të lëndëve narkotike, por edhe vrasje. Jemi me fat që këto grupe nuk funksionojnë si grupe të strukturuara kriminale tipike mafioze”,- u shpreh Fatmir Xhafaj.

A e cënon qeverinë çështja Tahiri? Xhafaj: S’mund të them se nuk ka pasur ndikim

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen Tahiri, paraardhësin e tij, ndërsa ai po hetohet nga prokuroria për përfshirje në trafik droge.

Hetimi nisi pas publikimit të disa përgjimeve të grupit krimianl ‘Habilaj’ që përmendin emrin e në bisedat. Xhafaj i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ tha se fakti që Tahiri nuk u arrestua, nuk do të thotë se prokuroria nuk mund të hetojë. Ai tha se hetimi nuk na takon ministrisë së Brendshme, por organeve kompetente.

Ju kanë habitur këto rastësi fatale në aktivitetin e ministrit Tahiri?

Nuk më takon mua të shprehem për këtë çështje për dy arsye: së pari nuk jam oficer i policisë gjyqësore që merrem me çështjen dhe as prokuror që merrem me çështjen. Për më tepër që bëhet fjalë për një person që ka qenë para meje në këtë detyrë të ministrit të Brendshëm. Ajo që duhet të bënim është se përtej një gjykimi politik moral, është i lirë të bëhet. Nuk ka pengesë, por përtej këtij gjykimi, hetimi penal nuk është çështje që na takon ne por organeve që e kanë marrë përsipër.

Sa e ka rrëzuar çështja Tahiri imazhin e qeverisë?

Ndërkohë që çështja është në hetim dhe i takon organeve që e kanë marrë përsipër të çojnë hetimin deri në fund. Është një çështje që nuk mund të them se nuk ka pasur ndikim, nuk mund të them të kundërtën. E para është një çështje nën hetim. Cilidoqoftë, mazhoranca është shumë më tepër se kaq, nuk është një individ. Përgjegjësia në finale është individuale. Ndërkohë që mazhoranca ndërmori veprimin e duhur për këtë çështje.

***

Ekstradimi i Seitit/ Flet për herë të parë ministri Xhafaj: Edhe unë do ta firmosja nëse…

Ekstradimi i Nazer Seitajt në Itali, i ashtuquajturi financieri i grupit të Habilajve, ka ngjallur debate të forta politike. Lidhur me këtë çështje ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se nëse dihej që personi në fjalë ishte në hetim nga pala shqiptare, nuk duhej të ekstradohej.

“Nëse e shohim nga pikëpamje e marrëdhënieve ndërkombëtare ai do duhej të ekstradohej, përsa kishte një kërkesë nga Italia. Por nga fakti që ka pasur edhe hetim nga Shqipëria, do duhej të kishte arsye krejt tjetër. Ai është pjesë e grupit që po gjykohet dhe hetohet në Catania. Është një prej atyre personave që janë përfshirë në atë operacion. Të jem i sinqertë e kam ndjekur sa kam mundur këtë debat. Se kam parë dosjen në tërësinë e vet. Është hapur një hetim nga prokuroria e Durrësit. Do ishte më mirë t’ja linim hetimit të prokurorisë. Nuk bën sens që nga njëra anë që t’ja linim këtë person prokurorisë dhe nga ana tjetër si lëmë atyre mundësinë që të hetojnë”, deklaroi Xhafaj

Ju keni qenë ministër i Drejtësisë, do e firmosnit?
Nëse s’do kisha dijeni për një çështje tjetër këtu do e firmosja. Por nëse do e kisha dijeninë s’do e kisha firmosur.

Për këto persona ska filtra?
Policia për sa më takon mua ka pasur pjesën e vet të përfshirjes në proces. I kam kërkuar SHCKB-së që të ngrihej një grup hetimor

***

Atentati në Tiranë, Xhafaj: Eshtë arrestuar bashkëpunëtori i vrasësve

Për vrasjen e bujshme dje në Tiranë policia e shtetit ka shpallur në kërkim Domart Konjarin. Ai është autori i dyshuar për vrasjen e djeshme në Tiranë. Dyshohet se ai organizoi vrasjen e Devi Kasmit.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi në neës24 se është ndaluar bashkëpunëtori kryesor i vrasësit të Kasmit

Dje kishte një ngjarje të rëndë në Tiranë. Policia sapo ka ndaluar bashkëpunëtorin kryesor të autorit të krimit. Sipas informacioneve të policisë kanë qenë dy persona që kanë ndihmuar autorin e krimit”, deklaroi Fatmir Xhafaj

Xhafaj tha se Konjari është person me rrezikshmëri të lartë dhe ia ka hedhur pa u ndëshkuar për shkak të lidhjeve me gjyqësorin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?