Ministri gjerman: Transparenë për vettingun
Ministri i Gjermanisë për Europën, Michael Roth, në një konferencë për media me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati i bëri apel politikanëve shqiptare dhe veçanërisht mazhorancës që të marrin mbi supe përgjegjësitë, për të mos rrezikuar rrugën evropiane të Shqipërisë.
Roth theksoi se muajit e ardhshëm do të jenë me rëndësi vendimtare për integrimin, duke shtuar se është e rëndësishme që BE dhe Ballkani Perëndimor të qëndrojnë së bashku për të siguruar stabilitetin e nevojshëm në Evropën Lindore.
“Me procesin e Vetingut Shqipëria ka nisur të ecë në një rrugë që s’ka të dytë në mbarë rajonin. Deri tani ka treguar që është i suksesshëm. Por këto refoma do të duhen të ndiqen në mënyrë konseguente dhe të vendosur. Nëqoftëse përmes një procesi të ndershëm dhe transparent mbërrijmë në momentin që do të duhet të pushojmë gjykatës apo prokurorë të caktuar, në një moment të mëvonshëm do të na duhen prokurorë dhe gjykatës të rinj që të mbushin këto boshllëqe. Një sistem gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte edhe në fusha të tjera”, tha Roth duke folur për sistemin gjyqësor.
“Ndaj unë do të dëshiroja të shfrytëzoja rastin, t’u drejtoja një apel të gjithë politikanëve të Shqipërisë që të marrin përgjegjësitë e tyre që të mos rrezikojnë rrugën evropiane të Shqipërisë. Unë jam prej 20 vjetësh anëtar i Bundestagut, dhe e di sa i rëndësishëm është i debatuari politik në një demokraci, por në nevojitet një konsensus bazik në çështjet që lidhen me Kushtetutën dhe zgjedhjet. Sepse momentalisht shumëçka është në lojë, bëhet fjalë për stabilitetin politik, ekonomik, social të Ballkanit dhe Shqipërisë. Nisur nga konfliktet aktuale, është e rëndësishme që vendet e BE dhe Ballkanit Perëndimor të qëndrojnë së bashku për të siguruar stabilitetin e nevojshëm. Muajit e ardhshëm do të jenë me rëndësi vendimtare për integrimin. Unë kam shprehur mirënjohjen ndaj Komisonit Evropain që nisi procesin ‘screening’”, vijoi ai.
I pyetur nga gazetarët nëse kanë qenë refugjatët një kusht për integrimin e Shqipërisë, ministri i Jashtëm gjerman u shpreh: “Nuk ka asnjë kusht për Shqipërinë për mbylljen e kufijve, nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë mes ngritjes së kampeve të emigrantëve dhe integrimin”.
KOHA JONË SONDAZH

