Ministri i Brendshëm e konfirmon: Po, Lulzim Bashën e kanë kërcënuar

Pak kohë më parë u bë publik lajmi se kreu i PD-së, Lulzim Basha kishte marrë disa mesazhe kërcënuese, gjë që e kishte detyruar të rriste sigurinë, ndërsa një gjë e tillë është konfirmuar sot edhe nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Top Story”. Xhafaj ka deklaruar se kërcënimet për Lulzim Bashën kanë qënë reale.

“Kërcënimet ndaj Z. Basha kanë qenë reale. Ne i kemi trajtuar këtë sinjalizime shumë seriozisht. Menjëherë ne kemi vënë në dijeni stafin e afërt që merret me sigurinë e Z.Basha”.

Duke insistuar tek kjo pikë, Sokol Balla pyeti nëse kërcënohej Basha nga grupe paramilitare në Maqedoni, por ministri Xhafaj e mohoi këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sokol Balla: A është kërcënuar Basha nga grupe paramilitare në Maqedoni?

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmir Xhafaj: Kanë qenë disa deklarata të bëra nga ISIS dhe eksponentë të tyre në rajon. Nuk kanë qenë adresime direkte ndaj sigurisë së zotit Basha, por indiciet çonin edhe aty. Kemi pasur raporte të mira me SHISH, si p.sh për festat e kaluara. Gjatë kohës së festave kishim informacione për persona konkret që ndodheshin në Shqipëri që kishin potenciale për akte terroriste. Ata kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin shqiptar. Gjate gjithë kësaj periudhe kemi qenë në alarm. Por edhe për ngjarjet në Kavaja kemi pasur shkëmbime me SHISH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?