FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Jashtëm grek në fund të qershorit në Tiranë

 

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të vizitojë Tiranën në fund të qershorit. Sipas njoftimit nga Ministria e Jashtme greke Kotzias do të nisë një tur në Ballkanin Perëndimor.

“Që me marrjen e detyrës, më janë bërë dy ftesa, një nga Beogradi dhe një nga Tirana”, tha Kotzias gjatë një takimi me gazetarët.  “Nuk doja të realizoja vizita të shkëputura, të cilat do të mund të kishin interpretime të ndryshme”, sheksoi shefi i diplomacise greke

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ministrit të Jashtëm grek, gjatë takimeve në kryeqytetet fqinje, do të shqyrtohen edhe problemet ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe, ku Athina do të shprehë predispozicionin pozitiv për zgjidhjen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur mbi rrezikun e infiltrimit të xhihadistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Kotzias e ka mohuar këtë rrezik duke thënë se shqiptarët nuk janë një popull fondamentalist.

Kotzias iu drejtua reporterëve gjermanë duke thënë se shqiptarët janë njerëz shumë të hapur, punëtorë të ndershëm dhe miq besnikë.

Ai e konsideronte Greqinë me fat që ka emigrantë nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?