FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Mbrojtjes: Pas 2 javësh mundi dhe sakrificash, nuk ka më vatra zjarri në Karaburun

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi jep lajmin se tani në Karaburun nuk ka më asnjë vartër zjarresh.

Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se pas 2 javësh mundi dhe sakrificash u arrit përfundimi i operacionit për shuarjen e zjarreve në gadishullin e Karaburunit.

Ai thekson se autoritetet janë të gatshme në krah të komuniteteve lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Niko Peleshit në Facebook: 
Më në fund pas 2 javësh mundi dhe sakrificash, nuk ka më vatra zjarri në Karaburun. Qindra orë betejash, qindra trupa të Forcave të Armatosura e forcave zjarrfikëse, specialistë të zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile kanë punuar pa u lodhur për të shpëtuar Parkun Kombëtar të Llogarasë. Kjo stinë e nxehtë s’ka mbaruar por sot, në këtë moment frymëmarrjeje dua t’i falenderoj të gjithë ata që dhanë gjithçka në këto ditë të vështira. Të gjithë po bëjmë detyrën por disa heronj shkojnë përtej detyrës. Prefekti Flamur Mamaj, komandantët që drejtuan operacionet e vështira Gëzimi, Pëllumbi, Idrizi, Arbeni, punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, punëtorët e palodhur të zonave të mbrojtura si Nexhipi, Ganiu e te tjerët që nuk i takova dot sepse ishin gjithë kohën në frontin e betejës me zjarret, pilotët Julian, Agimi, Ervini dhe Agroni, janë shqiptarë të rrallë që meritojnë respekt dhe mirënjohje.
Nuk mund ta le mënjanë çdo ushtar të thjeshtë që nuk ia mësova dot emrin por i pashë veprën.
Sfida vazhdon.
Ne jemi të gatshëm në krah të komuniteteve lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?