Ministri i Mbrojtjes: Sot nënshkruhet kontrata për ngritjen e dy satelitëve në hapësirë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri me dije se sot do të nënshkruhet kontrata për ngritjen e dy satelitëve në hapësirë për monitorimin e territorit nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit SateLogic SHBA.

Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Shqipërisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit SateLogic SHBA. Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, fillimisht për një periudhë 3-vjeçare, për monitorimin e territorit të Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike, profesionale, për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e informacionit gjeohapësinor si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë.

Imazhet satelitore do sigurojnë një mbulim të plotë të informacionit. Përveç marrjes së imazheve, ky shërbim do të bëjë dhe analizë informacioni. Agjenci Kombëtare e mbrojtjes civile do të marrë informacion lidhur me lumenjtë, urat, godinat, përmbytjet, studime, rrugë të bllokuara, trashësia e borës në mënyrë të marrë masa të shpejtë. Policia do të ndihmohet në marrjen e informacioneve për pyjet, zonat e mbrojtura, kultivimin e lëndëve narkotike, kalimet e paligjshme të kufijve e shumë shërbime të tjera. Ministria e Bujqësisë do të kontrollin e ujerave, peshkimin, do të monitorojë rrjetin e kanaleve të ujit. Unë po përmend vetëm disa të dhëna“, tha Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?