FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i PD emëron djalin e ish-Presidentit në krye të SHKB në Burgje

Një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka emëruar Denion Meidanin, drejtor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Burgjeve.

Djali i ish-Presidentit Rexhep Meidani e ka marrë këtë post pas shkarkimit të paraardhësit e tij.

Mësohet se ministri i PD-së Gazment Bardhi ka firmosur për këtë emërim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Denion Mejdani ka mbajtur deri në 2013 postin e drejtorit të AntiKontrabandës, por u shkarkua me ardhjen në pushtet të socialistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emërimi i Mejdanit është bërë dy javë më parë, pasi posti i kreut të SHKB-së në Burgje mbeti vacant pas shkarkimit të Ramazan Topuzit. Denion Mejdani e ka mbajtur këtë post edhe më herët. Ndërkohë këtë të premte Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arjan Hoxha ka mbledhur vartësit e tij, të cilëve u ka kërkuar raportim për situatën. Ndërsa u ka prezantuar edhe zv.drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Dedë Guri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?