Ministri i PS: Topalli, e vetmja grua nga PD që bëri për Shkodrën

Nga Shkodra gjatë një takimi elektoral me gratë dhe vajzat shkodrane, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i bëri komplimente deputetes Jozefina Topalli. Bushati u shpreh se nga PD-ja, Topalli është e vetmja zonjë që ka bërë diçka për Shkodrën.

“Shihni sot Partinë Demokratike dhe listën e kandidatëve të tyre për të kuptuar se cili është koncepti i kundërshtarit tonë dhe për rolin që duhet të ketë gruaja në shoqëri. Një pjesë prej jush që e ndjekin poltikën mund të mos i ketë shpëtuar fakti dhe polemikat që kam pasur në parlament me Jozefina Topallin. E megjithatë unë pavarësisht se e kam dhe do ta kem kundërshtare politike, mendoj se Jozefina Topalli është e vetmja grua nga PD që ka bërë dicka për Shkodrën”,- tha Bushati.

Duke ju referuar listës së PD-së dhe lënies jashtë të ish-ministrave apo të ashtëquajturit “Garda e Vjetër”, Bushati foli për kulturën e bashkëpunimit dhe ti njohësh kundërshtarit, meritat e mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të mbjellim kulturën e bashkëpunimit politik edhe këtu në Shkodër dhe jo kulturën e përjashtimit siç nxit Kryetarja e Bashkisë, sepse kultura e bashkepunimit do të thotë t’i njohësh një meritë kundërshtarit, duke e rivalizuar kundërshtarin dhe duke bërë punë më të mira për këtë qytet përmes zyrave të punës, ku ne prap kemi në drejtim gra të cilat energjizojnë politikat e punësimit, përpiqen të bashkëpunojmë me biznese me autoritete të ndryshme që të nxisin punësimin e ndershëm dhe jo të nxisin paratë në këmbim të votës, dhe jo për të nxitur punën në këmbim të votës”,-tha Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?