Ministri italian përshëndet vendimin e Shqipërisë: Akt i rrallë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me emigrantët e bllokuar në një anije në Itali.

Përmes Twitter, kreu i diplomacisë shqiptare thotë se “Italia e ka ndihmuar Shqipërinë kur ka pasur nevojë, dhe sot jemi gati t’i japim një dorë. ” “Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ishim neve ata eritreas që po vuanim ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë” – thotë Bushati.

Ndërkaq, Ministri Bushati zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij italian Enzo Moavero Milanesi. Ky i fundit e falenderoi qeverinë shqiptare për gatishmërinë e treguar dhe vlerësoi ketë veprim duke e cilësuar si “një akt të rrfallë dhe shembull inkurajues për shumë vende të BE-së”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia ka bërë një paralajmërim të fortë se mund të ndërpresë fondet për Bashkimin Evropian, nëse shtetet e tjera nuk i marrin emigrantët që janë bllokuar në një anije që kështë ankoruar në një port të Sicilisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dërguarit nga shtetet e BE-së, që janë takuar në Bruksel më 24 gusht, kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje për ndarjen e përgjegjësisë për 150 emigrantët që gjenden në bordin e anijes Diciotti, një anije e rojës bregdetare italiane, që ka ankoruar në Katania më 20 gusht.

“Jemi të gatshëm të ndërpresim fondet që i japim Bashkimit Evropian”, nëse blloku “nuk merr përsipër problemin, të cilin nuk mund ta zgjidhim vetë”, tha zëvendëskryeministri italian Luigi di Maio.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?