Ministri Lleshaj betohet tek Presidenti (FOTO)

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sonte ceremonia e betimit të anëtarit më të ri të kabinetit qeveritar, Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Të pranishëm ishin Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit.

“Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit, ministri Lleshaj u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta. Presidenti Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Ministrit të Brendshëm, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe  shumë të rëndësishme”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?