Ministri: Vetting-u partner i besueshëm, për një sistem efiçent

Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka përshëndetur emërimin nga Kuvendi i Shqipërisë, të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Bardhi e vlerëson këtë si hapin e parë për bërjen funksionale të organeve të reja të sistemit të drejtësisë, si dhe implementimit praktik të ndryshimeve kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi.

Bëhet e ditur se Ministria e Drejtësisë pret të gjejë tek organet e reja të Vetting-ut një partner serioz dhe të besueshëm, për ndërtimin e një sistemi drejtësie efiçent dhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Bardhi u uron suksese të gjithë anëtarëve dhe gjyqtarëve të organeve të Vetting-ut, dhe shpreh besimin e plotë se ato do të përmbushin me korrektësi dhe sipas pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, detyrën e vështirë e jashtëzakonisht të tëndësishme që i është besuar dhe e kanë pranuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?