FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri vonohet dy minuta për në parlament dhe jep dorëheqjen

Dy minuta vonesë ishin të mjaftueshme që ministri britanik i Departamentit të Zhvillimit Ndërkombëtar të japë dorëheqjen. Ndoshta do t’ju duket e habitshme, por Lord Michael Bates ka mbërritur 2 minuta me vonesë në Dhomën e Lordëve dhe kjo gjë i është dukur shumë e turpshme duke dhënë kështu dorëheqjen.

Ministri nuk kishte arritur në kohë dhe nuk ndoghej në sallë kur opozita kishte bërë një pyetje në drejtim të tij. Në momentin që mori fjalën ai i është drejtuar kryetares së Dhomës së Lordëve, Ruth Lister, të cilës i ka kërkuar falje për vonesën dhe ka dhënë menjëherë dorëheqjen.

“Ju kërkoj falje që u tregova i paedukatë dhe nuk isha në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjes. Në pese vjet për mua ka qenë privilegj t’iu përgjigjem pyetjeve në emër të qeverisë. Unë gjithmonë kam besuar se duhet të ngremë nivelin e mirësjelljes dhe respektin për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vjen turp që nuk isha në vendin tim për t’u përgjigjur dhe për këtë arsye i ofroj Kryeministres dorëheqjen menjëherë. Dorëheqja e ministrit u refuzua nga një kor i njëzëshëm një sallë që janë thanë të gjithë. ‘Jo’. Gjithashtu edhe Kryeministja Tereza Theresa May nuk e ka pranuar dorëheqjen e ministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?