Ministrja Gjonaj: SPAK do të ngrihet menjëherë pas Vettingut

SPAK, ose Struktura e Posaçme Anti-korrupsion do të jetë institucioni i parë i drejtësisë së re që do të ngrihet menjëherë pas përfundimit të procesit të Vettingut që po i nënshtrohen prokurorët dhe gjyqtarët. Nga Elbasani, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se zbatimi i reformës në drejtësi mbetet prioritet.Gjonaj tha se Ministria e Drejtëisë po ndjek me vëmendje hetimin ndaj 3 gjyqtarëve të Apelit Durrës, të akuzuar për korrupsion.

Qeveria do ti japë të gjithë mbështetjen ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Ministrja, Etilda Gjonaj, deklaroi nga Elbasani se zbatimi i reformës në drejtësi dhe ngritja e institucioneve të reja mbetet prioritet pasi do të godasë korrupsionin në prokurori e gjykata në të gjitha nivelet.

Menjëherë pas ngritjes së institucioneve të reja do të fillojë të funksionojë edhe SPAK-u i famshëm që janë organet e hetimit të Prokurorisë së Posaçme dhe organet e Gjykimit të Posaçëm, të cilat gjithashtu do të kenë objekt të hetimit dhe gjykimit të tyre çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë apo të krimit të organizuar”,- tha Gjonaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur mbi çështjen e tre gjyqtarëve të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion, Gjonaj tha se çështja po ndiqet me vëmendje të veçantë, ndërsa theksoi se KLD tashmë ka kompetenca të kufizuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka kompetenca të kufizuara në këtë periudhë por pa diskutim për çfarëdo kompetence dhe përgjegjësie që më jep ligji do ta ushtroj në momentin që do të ketë mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”,- tha Ministrja Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë ishte në Elbasan ku ndërsa inspektoi nga afër punën që po bëhet në zyrat e Aluiznit dhe regjistrimit të pasurive të paluajtshme u njoh me problematikat që shqetësojnë qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?