FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Olta Xhaçka shkon në Rinas. Inspektim në qendrën e pritjes së afganëve

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar mesditën e sotme në Rinas, për të inspektuar situatën për pritjen e afganëve, në një kohë që në Aeroport po bëhen përgatitjet e fundit.

Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t’u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike.

Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t’u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Mësohet se afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, mësohet se afganëve do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar. Në momentin që do të ketë persona që do të rezultojnë pozitiv me COVID, ata do të karantinohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?