FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja teknike përplaset me bordin e Universitetit të Mjekësisë

Ministrja teknike e Arsimit është përplasur ditën e sotme me disa pjesëtar të bordit Universitetit të Mjekësisë. Bord i cili përbëhet nga 7 anëtarë, 4 prej të cilëve nga ministria e Arsimit dhe 3 nga Universiteti.

Ministrja Karabina ka shkarkuar 4 nga anëtarët e bordit që kanë qenë të emëruar nga ish-ministrja Lindita Nikolla dhe ka emëruar 4 të tjerë.

Këta të fundit kanë zhvilluar edhe më parë mbledhje, por që janë bojkotuar nga 3 anëtarët e bordit të zgjedhur nga universiteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot 4 anëtarët e zgjedhur nga Karabina janë mbledhur dhe kanë miratuar të katërt buxhetin, teksa duan të emërojnë edhe administratorin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sërish 3 anëtarët e Universitetit e kanë bojkotuar mbledhjen. Për këtë situatë ka reaguar edhe Rektori Arben Gjata, i cili ka dërguar shkresa ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryeministrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?