Mirëmëngjesi i Ramës: Janë hapur 120 vende pune me pagë 650 $
Kreu i Qeverisë, Edi Rama, ka uruar ndjekësit e tij për një ditë të mbarë me lajmin për hapjen r 120 vende pune me pagë 650 dollarë. Përmes një videoje ai tregon se është ndezur furra e re e Uzinës së Ferrokromit në Burrel, duke u hapur kështu 120 vende të reja pune. Dhe me pagë shumë të mirë, 650 dollarë.
Postimi i Ramës në facebook:
MIRËMËNGJES ? dhe me këto sekonda të sapondezjes së furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku falë një investimi prej 9 milionë Euro do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD, ju uroj një ditë të mbarë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155395283336523/
KOHA JONË SONDAZH

