FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Misioni i fundit në Asamblenë e Detit të Zi nderohet Namik Dokle

Deputetit të PS-së, Namik Dokle i cili që nga shtatori nuk do të jetë  më në parlament i është dorëzuar Plaketa e Mirënjohjes për Kontributin e dhënë si përfaqësues i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Detit të Zi.

Ishte vetë deputeti i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook bëri me dije se është nderuar nga Sekretari i Përgjithshëm me Plaketen e Mirenjohjes për tete vitet e kontributit.

Statusi i i Dokles
Ne aktivitetin tim te fundit nderkombetar si deputet dhe perfaqesues i Kuvendit te Shqiperise, ne Asamblene Parlamentare te Detit te Zi, Sekretari i pergjithshem Asaf Gaxhijev me dorezoi Plaketen e Mirenjohjes per tete vitet e kontributit tim ne ate asamble.

Swiss Digital Desktop Reklama

MIRENJOHJA ime e perzemert shkon per te gjithe deputetet e Grupit Socialist qe me besuan perfaqesimin e Kuvendit ne vite ne kete asamble, por gjithashtu edhe ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes, ne Unionin Nderparlamentar Boteror, ne Organizaten Boterore te parlamentareve kunder korrupsionit, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?