Mitsotakis uron Ramën: Urime për fitoren. I gatshëm të bashkëpunojmë
Kreu i Partisë Demokracia e Re në Greqi, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Në mesazhin e tij, Mitsotakis i uron Ramës suksese në mandatin e dytë qeverisës. Ndër të tjera, kreu i Demokracisë së Re shprehet i gatshëm për të bashkëpunuar me kryeministrin Rama.
“Suksese në mandatin e dytë. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me ju në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Po kështu jam i gatshëm të forcojmë më tej lidhjen mes dy shteteve tona”, shprehet kreu i Partisë Demokracia e Re, Mitsotakis.
KOHA JONË SONDAZH

