Mocioni kundër Presidentit Meta, Rama: Do të flas në Kuvend
Sot Kuvendi zhvillon seancën plenare për pikën e vetme në rendin e ditës, mocioni me debat për rezolutën “Mbi aktin e Presidentit Meta për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet vendore”.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrejtet sociale se sot në Kuvend do të flasë mbi vendimin e presidentit Meta për zgjedhjet.
Rama shton se do të flasë në orë 12:00.
“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”. Live në ERTV natyrisht?”- shkruan Rama.

KOHA JONË SONDAZH

